Arsenali ka regjistruar një fitore impresive në San Siro mbrëmjen e sotme (e enjte).
“Topçinjtë” kanë fituar me rezultat 0 me 2 ndeshjen e parë të zhvilluar në kuadër të xhiros së 1/8-së në UEFA Evropa Ligë kundër AC Milanit, shkruan portali arbresh.info.
Derbi i javës në kompeticionin e dytë më të madh evropian ka përfunduar në favor të skuadrës angleze që shfaqi spektakël në ndeshjen si mysafirë kundër djelmoshave të trajnerit Gennaro Gatusso.

Henrikh Mkhitaryan realizoi golin e epërsisë në minutën e 15′ pas një asistimi nga Mesut Ozil, i cili ishte asistues edhe në golin e realizuar në minutën e fundit të kohës shtesë gjatë pjesës së parë nga Aaron Ramsey.
Goditja e fuqishme nga Mkhitaryan u devijua nga mbrojtja e “Rossonerëve” duke përfunduar më pas në portën e Donnarumas, i cili mposhtë në formë të tmerrshme nga mesfushori uellsian Aaron Rasmey në golin e dytë.

Nikoqirët bënë tri ndryshme në formacion pas një ore lojë, por përpjekjet e tyre për të ngushtuar epërsinë nuk ishin të suksesshme pavarësisht dominimit në posedim të topit.
Takimi kthyes zhvillohet javën e ardhshme më 15 mars në Emirates./arbresh.info/
Shikoni dy golat e realizuara nga Arsenali:
Trump thotë se Venezuela do të fitojë më shumë para nën drej...
Trump: Evropa nuk po shkon në drejtimin e duhur
Prattipati: Rugova i mësoi botës se guximi e dinjiteti, janë...
Ambasadori francez: Rugova, burrështetas vizionar, arkitekt ...
“Drejtësi, jo politikë”, protestë paqësore, më 17 shkurt në ...
Donald Trump arrin në Davos