Arsenali bën detyrën në shtëpi, eliminon Leverkusenin dhe kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve  

22:53 | 17 Mars 2026
D.H

Arsenali ka arritur të shënoj fitore në ‘Emirates Stadium’ me rezultat 2-0 në ndeshjen e kthimit ndaj Leverkusenit në kuadër të rrethit të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Eberechi Eze realizoi për 1-0 në minutën e 36-të, shkruan Arbresh.info.

Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë. Ndërkohë, Declan Ricenë minutën e 63-të, vulosi fitoren e “Topçinjve” me golin e tij.

Deri në fund nuk pati gola të tjerë dhe Arsenali siguroi çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, ku pas dy ndeshjeve rezultat i përgjithshëm është 3-1.

Në çerekfinale skuadrën e Mikel Artetas e pret Sportingu i Lisbonës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale