Arsenal është duke prirë në garë për transferimin e mesfushorit ofansiv të Real Madridit, James Rodriguez.
Kolumbiani këtë sezon nuk ka arritur të gjejë formën e duhur, andaj do largohet në verë, transmeton portali arbresh.info.
Everton dhe Wolves ishin të lidhur me ish-lojtarin e Monacos, mirëpo raportimet e Marca thonë se “Topçinjtë” janë shumë të interesuar për 28-vjeçarin.
“Mbretërit” për James kërkojnë 60 milionë euro, mirëpo në fund të sezonit vlera e lojtarit do zvogëlohet pasi kontrata i skadon në vitin 2021.

Trajneri, Zinedine Zidane ka humbur besimin te kolumbiani, andaj kërkon ta shesë sa me shpejtë dhe të transferojë disa mesfushorë me kreativë.
Rodriguez këtë sezon ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me dy asistime në 13 paraqitje në të gjitha garat./arbresh.info.
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...