Ismael Bennacer ka qenë më parë në Arsenal, pasi që akademia e tyre e ka zhvilluar atë si mesfushorë
Arsenalit thuhet se janë duke u përgatitur për një transferim të mesfushorit të Algjerisë dhe AC Milanit, Ismael Bennacer.
24 vjeçari ishte larguar nga Topxhinjtë në vitin 2017, pasi që i ishte bashkuar sistemit të tyre të Akademisë më 2015 si 17 vjeçar.
Sipas asaj që raporton media italiane, Calciomercato, Arsenal janë duke u përpjekur për të nënshkruar me lojtarin në janar duke e blerë atë.
Media thotë se Gunners po planifikojnë t’i paguajnë 20 milionë euro plus Thomas Parteyin që do kalonte në Milan, pasi që Kuqezinjtë e vlerësojnë 60 milionë euro lojtarin.
Algjeriani ka kontratë me Milan deri më 2024, të cilët po shikojnë që të rinovojnë më të gjatë dimrit. /GE/
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...