Arsenali i është rikthyer fitoreve pasditen e sotme (e shtunë) duke mposhtur me rezultat të thellë 4 me 1 Crystal Palacen.
“Topçinjtë” siguruan tri pikë të plota në takimin e zhvilluar në Emirates në kuadër të xhiros së 24-të në Premierë Ligë kundër djelmoshave të Roy Hodgsonit, shkruan portali arbresh.info.
Nacho Monreal bëri dy asistime dhe realizoi një gol (6′), ndërsa Alex Iwobi (10′), Koscielny (13′) dhe Aexandre Lacazette (22′) ishin autorët e golave tjerë për skuadrën e trajnerit francez Arsene Wenger.

Për mysafirët golin e vetëm e shënoi Luka Milivojevic (69′).
Lojtari me notën më të lartë është sulmuesi qendror Nacho Monreal (9.2), ndërsa për paraqitje të mirë janë vlerësuar lartë edhe Alexandre Lacazette (8.8), Granit Xhaka (7.5). Mesut Ozil (7.8) dhe Shkodran Mustafi (7.7).
Lojtari me notën më të dobët është mbrojtësi Patrick van Aanholt (6.0)./arbresh.info/

Statistika shqetësuese – Për katër muaj, shtatë persona humb...
Irani: Anijet e Marinës amerikane që përpiqen t’i bllokojnë ...
Yamal para ndeshjes me Atleticon: Nuk ka mbaruar ende, “remo...
Bylbyl Sokoli zyrtarizohet tek Malisheva
Simeone: Do të luajmë siç kemi bërë gjithmonë ndaj tyre, syn...
Bayern Munich “makthi” i Bellingham, a do ta thyej anglezi r...