Arsenali ka siguruar fitore me rezultat minimal 1 me 0 ndaj Newcastle United.
“Topçinjtë” i janë kthyer fitoreve në Premierë Ligë duke dalë fitues nga ndeshja e xhiros së 18-të kundër skuadrës së Rafael Benitezit, shkruan portali arbresh.info.
Lexo edhe: Arsenali i kthehet fitoreve me supergolin nga Mesut Ozil
Mesut Ozil, i cili realizoi golin vendimtar të ndeshjes, është lojtari me notën më të lartë. Reprezentuesi i Gjermanisë është vlerësuar me notën 8.6 për paraqitjen e sotme (e shtunë) në Emirates.
Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka është vlerësuar me notën 6.8, mbrojtësi Koscielny është vlerësuar me notën 7.8, ndërsa Iwobi është vlerësuar me notën 8.0.
Mesfushori i Newcastle United, Mohamed Diame është lojtari me notën më të dobët (6.1)./arbresh.info/

Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...