Afati kalimtar dimërorë për transferimet e futbollistëve ka përfunduar, derisa Liverpooli nuk ka bërë asnjë transferim.
Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot nuk është i shqetësuar nga mungesa e nënshkrimeve të reja në Liverpool në afatin kalimtar të janarit.
Të gjitha klubet rivale të Ligës Premier përfunduan me të paktën një nënshkrim apo edhe dy.
Slot këmbëngul se nuk ka nevojë për lojtarë të rinj në klub në këtë fazë të sezonit.
“Ndoshta nuk ka shumë menaxherë me skuadër aq të mirë sa unë?”, tha Slot.
“Lojtarët kanë treguar se besimi që kemi tek ata ishte korrekt”.
“Ne nuk kemi shumë lëndime, lëndime afatgjata. Ne kemi pasur disa me Alisson, Diogo Jota, të tjerë, por përveç Trent Alexander-Arnold, ata janë të gjithë gati sot”.
“Kështu që nuk ka arsye për të marrë lojtarë të rinj në ekip”, përfundoi Slot. /Telegrafi/
Rashiq: Nuk besoj se Lista Serbe do të jetë konstruktive për...
Nis seanca për ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e Presid...
Talenti 19-vjeçar i Real Madridit pritet të debutojë ndaj Ce...
Hamza para seancës: Shumica e deputetëve nuk i kanë amendame...
Seanca për ndryshimet kushtetuese për presidentin, Kuvendi d...
Çfarë parashohin amendamentet e propozuara për presidentin