Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja, është shprehur para mediave se për të më e rëndësishme se goli personal është fitorja e ekipit në përballjen ndaj Serbisë.
Në konferencën për shtyp, Broja theksoi se e vetmja gjë që ka rëndësi janë tre pikët.
“Për mua më e rëndësishme është të fitojmë ndeshjen, të marrim 3 pikët. Unë normalisht që kam qejf të bëj gola, por më bukur është të ndihmoj ekipin që të fitojmë”, tha sulmuesi kuqezi.
Ai shtoi se ekipi është plotësisht i përqendruar dhe i vetëdijshëm për peshën e sfidës.
“Jemi të fokusuar dhe të përqendruar. E dimë që është ndeshje e madhe. Kam mundësi për të bërë gola në çdo pozicion, kam qejf të ndihmoj ekipin dhe trajneri më flet shpesh sepse më thotë që duhet të jemi të përqendruar për të shfrytëzuar atë rast për të bërë golin dhe fituar ndeshjen”, u shpreh Broja.
Sulmuesi i Burnley-t shtoi se synimi i vetëm është fitorja, pavarësisht kush shënon.
“Kam qejf që të jap edhe asist, nuk e kam mendjen te goli, por mendoj për të fituar ndeshjen. Kemi shanset maksimale, kemi një grup të vështirë, por do të luftojmë deri në fund, jemi të fokusuar dhe shpresojmë të fitojmë”, theksoi ai.
Prani e shtuar policore – Mijëra policë të armatosur rëndë p...
Sot është koha e fundit për reflektim të thellë, thotë Hazir...
I jep fund karrierës si xhudiste, Nora Gjakova: Për mu ka qe...
2025, vit i krizave, 72% e të rinjve shohin shpresë jashtë K...
Roberto Carlos i nënshtrohet operacionit në zemër
Viti 2025: Mbi 2 mijë vjedhje të rënda në gjithë Kosovën, dh...