Garat e Kupës së Kosovës në futboll, tashmë kanë hyrë në fazën përfundimtare dhe më interesante.
Më sfidën e sotme mes Prishtinës dhe Drenicës, takim ky që nis në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” nisin përballjet e gjysmëfinaleve.
Trajneri i njohur i futbollit tonë, Arbnor Morina në një prononcim për gazeta-topi, mendon se të katër skuadrat gjysmëfinalen e kanë merituar të jenë këtu ku janë.
“Të katër skuadrat kanë treguar konsistencë dhe kanë kualitet”, tha Morina.
Ish-trajneri i disa skuadrave elitare, thotë së detajet e vogla do të përcaktojnë skuadrat finaliste.
“Tani sipas meje do të vendosin detajet e vogla dhe përgatitja fizike si dhe zgjedhja më e madhe e lojtarëve brenda ekipit”, ka theksuar Morina, i cili aktualisht është Drejtor Sportiv tek Flamurtari.
Kujtojmë se nesër do të luhet ndeshja tjetër e gjysmëfinales së Kupës ndërmjet Ballkanit dhe Feronikelit, sfidë kjo që parashikohet të jetë e “zjarrtë”, sepse të dy skuadrat synojnë t’i shkojnë deri në fund të kësaj garë prestigjioze në vendin tonë, garë e cila çon në Evropë.
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...