Arbnor Morina i kënaqur me pikën e marrë ndaj Prishtinës

19:41 | 22 Shtator 2020

Arbnor Morina është deklaruar për barazimin 1-1 që Arbëria e tij e nxori ndaj Prishtinës në javën e dytë të Superligës së Kosovës.

Strategu i debutuesit në elitën e futbollit kosovar ka thënë se edhe bardhekaltrit duhet uruar për pikën e marrë, ndërsa theksoi edhe mungesat që i kishte.

“Për këtë pikë duhet ta uroni edhe Prishtinën, sepse edhe ata e merituan këtë pikë”, ka thënë Morina për “ArtSport”.

“Të ju them të drejtën kishim disa mungesa për këtë përballje. Sikurse që na ka munguar Gëzim Rusi, ashtu na ka munguar edhe Ergon Hyseni e Aladin Dakovac dhe këto mungesa na kanë pamundësuar që të zhvillojmë konceptin e lojës tonë”.

“Megjithatë edhe futbollistët të cilët u paraqitën në këtë përballje dhanë maksimumin dhe me meritë e arkëtuan këtë pikë”, përfundoi Morina.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara