Arbër Hoxha është zgjedhur lojtari më i mirë i muajit shtator në Kroaci, ka njoftuar të enjten mediumi kroat “Index.hr”.
Hoxha, pavarësisht se kishte mesatare prej 39 minutash për ndeshje, shkëlqeu në disa ndeshje rresht.
Ai realizoi në derbin ndaj Hajdukut të Splitit, ndërsa shënoi e asistoi në 45 minuta të luajtura përballë Slaven Belupos.
Sulmuesi i krahut, 26-vjeçari Hoxha, e pati edhe një asistim në fitoren 3:1 ndaj Fenerbahçes në Ligën e Evropës.
Pas këtyre paraqitjeve të shkëlqyeshme, tifozët në gazetën “index.hr” e kanë zgjedhur Hoxhën si lojtari më i mirë i muajit, ku ka marrë plot 102 vota.
Ai ka lënë pas emra të njohur nga futbolli kroat si Naim Omerovic (Osijek) dhe Iuri Tavares (Varazdin).
Hoxha pritet të luajë titullar edhe në përballjen e sotme ndaj Maccabi Tel Aviv, kurse pastaj t’i bashkohet Kombëtares së Shqipërisë për ndeshjen e rëndësishme ndaj Serbisë.
DnV: Rinumërimi i plotë i pashmangshëm, hetimet të përfshijn...
Jo veç në Prizren, Prokuroria aktivizohet në të gjitha komun...
Aksidenti tragjik hekurudhor, MEPJ në kontakt me Spanjën nës...
Shpallet në kërkim Egzon Reshani, i dyshuari për tentim vras...
Blerta Deliu kërkon rinumërim të plotë të votave
“Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen”, Trump jep ...