Real Madridi mbrëmë u mposht nga Benfica 4-2 në Lisbonë, ku skuadra vendase siguroi kalimin tutje në minutat e fundit me një gol të portierit derisa Reali ra nga Top tetëshja.
Pas ndeshjes një analizë për ndeshjen e bëri edhe trajneri madrilen Alvaro Arbeloa i cili ishte i pakënaqur me rrjedhojën e lojës, shkruan Arbresh.info
“E dinim se ku po vinim dhe sa i vështirë ishte ky takim. Benfica na ka dominuar”, pranoi Arbeloa.
“Do të doja të thosha se ishte vetëm një arsye dhe se e kam të qartë, por na munguan shumë gjëra. Jemi shumë larg versionit më të mirë që mund të ofrojmë”, shtoi ai.
Trajneri madrilen shmangu komentet për gjyqtarin: “Duke parë paraqitjen e ekipit tim, për të cilën jam plotësisht përgjegjës, preferoj të mos flas për arbitrimin”.
I pyetur nëse pendohej për deklaratën se lojtarët ofensivë nuk duhet të vrapojnë shumë në mbrojtje, Arbeloa u shpreh i vendosur.
“Nuk pendohem për asnjë mesazh. Kjo është ajo që besoj. Nëse dikush mendon se humbëm sepse lojtarët e sulmit nuk vrapuan mjaftueshëm, nuk jam aspak dakord”.
“Kemi qenë larg asaj që duam të jemi – larg kërkesës së kundërshtarit, atmosferës dhe rëndësisë së ndeshjes. Nuk arritëm të jemi në nivel për 90 minuta. E dimë që duhet të punojmë shumë dhe të shohim përpara”.
Arbeloa komentoi edhe golin e shënuar nga portieri i Benficës në minutat e fundit.
“Ishte një situatë e çuditshme. Nuk është hera e parë që më shënon një portier. Ata morën rrezik sepse ne ishim me nëntë lojtarë dhe duhej të shënonim. Rrezikuan dhe fituan”.
“Nuk më ka surprizuar Benfica. E thashë edhe dje se kërkesa e ndeshjes do të ishte maksimale. E njihja nivelin e rivalit dhe trajnerin e tyre. Nuk kam arritur t’u transmetoj lojtarëve nivelin që doja. Kur ekipi nuk jep maksimumin, përgjegjësia është gjithmonë e imja”.
“Na munguan shumë gjëra. Ishte një ndeshje Championsi ndaj një rivali që luante për gjithçka para tifozëve të vet. Nuk ka vetëm një arsye pse humbëm”, deklaroi Arbeloa.
Reali mund të përballet sërish me Benfican në raundin e 1/16, ose do të takohet me Bodo/Glimtin.
Kjo vendoset në shortin i cili tërhiqet nesër me fillim nga ora 12:00 në Nyon të Zvicrës./Arbresh.info
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...