Anwil ka arritur të mposht Bashkimin me rezultat 93-71, duke e përmbysur rezultatin nga sfida e parë dhe siguruar grupet e Fiba Europe Cup.
Bashkimi fitoi ndeshjen e parë me pesë pikë diferencë dhe me një humbje deri në pikë kualifikohej, mirëpo kjo disfatë i eliminon nën-kampionin e Kosovës nga ky kompeticion, shkruan Arbresh.info.
Takimi nisi i baraspeshuar ku periudha e parë u mbyll me rezultat 21-21. Ndërkohë në çerekun e dytë polakët krijuan epërsinë prej katër pikësh, 46-42.
Edhe çereku ishte i niveluar me polakët që e ngritën epërsinë për një pikë, deri pas 30 minutave lojë rezultati ishte 64-59 në të mirë të polakëve.
Në çerekun e fundit dhe vendimtar, ish-kampioni i Fiba Europe Cup, zhvilloi super takim dhe e mbylli me 22 pikë diferencë ndeshjen, duke u kualifikuar tutje.
Më i dalluari në këtë takim për polakët ishte Michalak me 18 pikë. Teksa lojë të mirë bën edhe Slaughter me 11 sosh dhe Frumanavicius që shtoi 10 tjera.
Kurse për prizrenasit u dalluan dyshja Lake me 15 pikë dhe Cousins me 14 sosh.
Anwil në grupet e Fiba Europe Cup do të përballet me një tjetër skuadër kosovare, bëhet fjalë për Trepçën. Pjesë e grupit janë edhe Paoku i Greqisë dhe Braunschweig i Gjermanisë./Arbresh.info
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...