Trajneri i Barcelonës, Quique Setien është duke konsideruar mundësinë ta lërë sulmuesin Antoine Griezmann, në stol në ndeshjen ndaj Bayern Munich.
Klubi katalunas në çerekfinale përballet me “Bavarezët” dhe nuk do këtë ndeshje kthyese, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Diario Sport, Setien do e përforcojë mesfushën në mënyrë që të mund të ‘luftojnë’ kundër Thiago Alcantara, Ivan Perisic dhe Leon Goretzka.

Sergio Busquets dhe Arturo Vidal që munguan ndaj Napoli-t do rikthehen, andaj Setien më shumë mundësi do luajë me sistemin 4-4-2.
Në sulm do jenë Lionel Messi dhe Luis Suarez, andaj ish ylli i Atletico Madrid-it do qëndrojë në stol./arbresh.info.
Marta Kos anulon vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve ...
Sveçla pjesëmarrës në Forumin e Salzburgut për bashkëpunim r...
Fakulteti në Mitrovicë të Veriut në prag të skadimit të afat...
Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është në duart e pop...
Trump thotë se lufta me Iranin është afër përfundimit
Shkëlqeu me dy gola ndaj Osasunas – Vedat Muriqi, pjesë e fo...