Inter dhe Atletico Madrid do të luajnë sfidën e parë të Uefa Champions League, javën e ardhshme ditën e martë.
Pas humbjes së mbrëmshme ndaj Sevillës, trajneri argjentinas i Atleticos, Diego Simeone ka ngritur diskutime në Spanjë, shkruan Arbresh.info.
Atij nuk i ka pëlqyer fare fakti se skuadra e tij do të luaj sfidën ndaj Las Palmas në La Liga gjatë ditës së shtune, duke ditur se do të udhëoj në Itali.
“Interi do të luajë të premten? Ndërsa ne jo, do të përballemi të shtunën ndaj Las Palmas. Duhet të qëndrojmë të qetë.Gjithsesi, faleminderit Federatës dhe Ligës”, tha argjentinasi.
Aktualisht Atletico është në pozitën e katërt në La Liga, ndodhet në gjysmëfianle të Kupës së Spanjës dhe në raundin e 1/8 e finales të Champions League./Arbresh.info/
Shqipëria prezanton në OKB progresin në barazinë gjinore
Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e...
Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të huajt:...
Trump shkarkon Grenellin nga posti i drejtorit të “Joh...
“Irani është mposhtur plotësisht”, Trump: Po më luten për nj...
Marta Kos përballet me akuza për bashkëpunim me UDB-në