Spanja është mposhtur me rezultat befasues 2 me 3 nga Anglia mbrëmjen e sotme (e hënë) duke pësuar kështu humbjen e parë në shtëpi pas thuajse 15 viteve.
“Tre Luanët” kanë marrë tri pikë të plota në takimin e zhvilluar në kuadër të xhiros së katërt të Ligës A në grupin e katërt në UEFA Ligë të Kombeve kundër Spanjës, shkruan portali arbresh.info.
Nikoqirët u befasuan në stadiumin Benito Villamarin duke pranuar tri gola të njëpasnjëshme vetëm brenda pjesës së parë të ndeshjes.
Raheem Sterling dërgoi në avantazh anglezët pas vetëm 16′ minuta lojë para se sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford, të dyfishonte shifrat duke shënuar për 2 me 0 në minutën e 29′.
Ylli Manchester Cityt, Sterling realizoi edhe golin e dytë personal në këtë takim për 3 me 0 në minutën 38′.
Spanjollët arritën të ngushtojnë disavantazhin në pjesën e dytë duke shënuar përmes Paca Alcacer vetëm një minutë pas inkuadrimit të tij në fushë. Alcacer shënoi me kokë për 1 me 3 në minutën e 58′ pas asistimit nga Marco Asensio.
Skuadra nën udhëheqjen e Luis Enrique dominoi plotësisht në pjesën e dytë duke krijuar edhe një numër të madh shansesh, por ata nuk arritën të barazojnë shifrat, ndonëse shënuan edhe në minutën e fundit të kohës shtesë të ndeshjes përmes Sergio Ramosit për 2 me 3.
Spanja vazhdon qëndrim në krye të tabelës me gjashtë pikë, dy më shumë se Anglia në vendin e dytë me katër pikë që ka mbajtur të gjalla shpresat për ndonjë vazhdim tutje./arbresh.info/
Arrestohet djali i cili dyshohet se tentoi të vras babain me...
Milano 2026, një olimpiadë që bën thirrje për paqe në një bo...
Parashikimi i motit në Shqipëri
ShBA thotë se vrau dy persona në sulmin ndaj një anijeje të ...
Protestohet sot kundër propozimit për shtrenjtimin e rrymës
27 vjet nga konferenca e Rambujesë