Anglia mund të ketë një mungesë të rëndësishme në sfidën ndaj Shqipërsië më 12 nëntor, pasi trajneri, Gareth Southgate mund të mos ketë në dispozicion mbrojtësin anësor, Luke Shaw.
Manchester United ka dalë me një komunikatë ku ka bërë me dije se Shaw ka marrë një goditje në derbin e Manchesterit, dhe mund të humbasë dy sfidat e radhës me përfaqësuesen angleze.
Pikërisht takimin ndaj kuqezinjëve dhe duelin ndaj San Marinos, sfida në të cilat “Tre Luanët” do të kenë mundësinë të sigurojnë kualifikimin direkt në Botërorin “Katari 2022”.
Shaw ka mbetur i lënduar pas një përplasje me mesfushorin spanjoll të Manchester Cityt, Rodri, me mbrojtësin që provoi të qëndronte në fushë po në fund u zëvendësua nga Alex Telles.
Ai do t’u nënshtrohet të tjera analizave për të përcaktuar shkallën e dëmtimit dhe me shumë gjasë do të mungojë ndaj Shqipërisë./Arbresh.info
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...