Anglia mund ta bojkotojë kampionatin botëror ‘Rusia 2018’, që do të mbahet këtë verë.
Këtë e ka thënë ministri i punëve të jashtme të Anglisë, Boris Johnson, gjatë një seance të paralamentit anglez.
“Anglia mund ta bojkutojë kampionatin botëror ‘Rusia 2018’, që do të mbahet këtë verë, në rast se Kremlini qëndron pas rastit të helmimit të një ish agjenti sekret britanez”, tha Johnson, raporton ‘Daily Mail’, transmeton arbresh.info.
Ai po ashtu ka shtuar se do të jetë shumë e vështirë që ta shohim Anglinë në atë kampionat, dhe ka kërcënuar për sanksione të reja ndaj Rusisë, pas tentim vrasjes së agjentit, Sergei Skripal, këtë diele në Salisbury.
Kupa e Botës fillon në muajin qershor dhe Anglia është i vetëmi shtet nga Britania e Madhe, që ka arritur të kualifikohet.
Johnson deklaroi se qeveria do t’i mbrojë ‘jetët, vlerat dhe liritë’ e qytetarëve në Britani. /arbresh.info/
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim