Anglia është mposhtur me rezultat 1 me 0 nga Belgjika në fazat e grupeve në Kampionatin Botëror.
“Tre Luanët” pësuan disfatë me rezultat minimal mbrëmjen e sotme (e enjte) në takimin e zhvilluar në kuadër të xhiros së tretë në fazat e grupeve në stadiumin Kaliningrad, shkruan portali arbresh.info.
Adnan Januzaj, i cili realizoi golin e vetëm të këtij takimi, është vlerësuar me notën 7.7.
Lojtari me notën më të lartë të ndeshjes është anëtari i Manchester United, Marouane Fellaini (8.5). Me notë të lartë te skuadra belge janë vlerësuar edhe Eden Hazard (8.2), Youri Tielemans (7.4) dhe portieri Thibaut Courtois (7.3).
Lojtari me notën më të dobët të ndeshjes është mesfushori i Anglisë, Eric Dier (6.1)./arbresh.info/

Netanyahu do të zgjerojë pushtimin izraelit në Libanin jugor
Rama publikon pamje: Mbi 1 mijë vizitor në Muzeun e Krujës v...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit ...
Rama për shembjen e rrugës: Kemi pezulluar nga puna inspekto...
Bashkimi shënon fitore bindëse ndaj Yllit
Qeveria nesër mban mbledhje, në rend dite shpërblimi i futbo...