Ylli i Barcelonës, Andres Iniesta nuk dëshiron që ylli i Liverpoolit, Philippe Coutinho, t’i bashkohet klubit.
Mjeshtri i mesfushës beson që braziliani nuk është i nevojshëm pasi trajneri Ernesto Valverde ka një numër të madh opsionesh në dispozicion, transmeton portali arbresh.info.
Gazeta spanjolle ‘Diario Gol’ pretendon që Iniesta është duke udhëhequr një “kryengritje” kundër Coutinhos së bashku me Rakiticin.
Të dy, Iniesta dhe Rakitic, nuk dëshirojnë të rrezikojnë pozitat e tyre në Camp Nou dhe besojnë që ata janë tashmë nën presion pas performancave impresive të Paulinhos dhe garës për pozitë nga Sergio Roberto, Denis Saurez dhe Andre Gomes.
Coutinho është kërkuar për transferim te Barcelona gjatë gjithë verës, por Liverpooli rezistoi dhe refuzoi tri oferta nga gjiganti në La Liga./arbresh.info/
Serbët e dogjën në luftë, Kurti njofton marrëveshjen për rin...
MBPZHR-ja njofton programin e pagesave për fermerët
Pacolli ndan pamje pranverore: Mbi natyrën që Zoti ia dhuroi...
Asllani me super asistim në ndeshjen ndaj Stuttgartit
Dronët ukrainas “godasin” naftën ruse
Shqipëria dhe Britania nënshkruajnë Dialogun e Brendshëm 202...