Baseli ka kaluar tutje në Ligën e Konferencës duke e mposhtur Trabzonsporin me rezultat 2-0, ku folin vendimtar e ka shënuar Andi Zeqiri.
Ndeshja e parë ishte mbyllur me rezultat 1-0 në të mirë të turqve.
Zeki Amdouni shënoi golin e parë në minutën e 13-të, ndërsa Anastasios Bakasetas humbi penalltinë për skuadrën turke në minutën e 27-të.
Golin vendimtar që ia siguroi kalimin tutje Baselit e shënoi Andi Zeqiri në minutën e 76-të për 2-0.
⚽️ Andi Zeqiri the match-winner for Basel ?#UECL | @FC_Basel_en pic.twitter.com/YKj0q9uStt
— UEFA Europa Conference League (@europacnfleague) February 23, 2023
Sulmuesi shqiptar luajti deri në minutën e 82-të, ku për këta minuta u vlerësua me notën 8.2 nga Sofascore.
Ai kishte edhe dy goditje në portë dhe një pasim kyç. Zeqiri kishte edhe shtatë duele të fituara dhe dy faulle u shkaktuan në të, shkruan telegrafi.
Taulant Xhaka luajti deri në në minutën e 63-të dhe u vlerësua me notën 6.8.
Enis Bardhi te mysafirët u inkuadrua në lojë në minutën e 81-të, por nuk la gjurmë.
Haga kërkoi 180 vite burg ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Rama: ...
Njohësit e drejtësisë: Kërkesa nga Haga, në kundërshtim me l...
Tash e dy javë nga rënia e telit të rrymës në Rrugën C, ende...
Moti i keq godet Marokun, viktima e të zhdukur/ Mbi 150 000 ...
Zarf i kuq për Elijonën në Big Brother VIP
Shkurte Fejza, Ylli Limani, Mozzik dhe qindra artistë në mbë...