Andi Zeqiri ishte lojtari më i padëshiruar nga tifozët “Dardanët” në ndeshjen e sontme mes Kosovës dhe Zvicrës e zhvilluar në Cyrih.
Zeqiri fillimisht i kishte thënë po Kosovës, ndërsa më vonë vendosi ta përfaqësonte Zvicrën.
Kjo acaroi tej mase tifozët kosovarë, të cilët edhe e shpallën “non grata”, ndërsa sonte nuk munguan vërshëllimat për të. Ai u inkuadrua në lojë në minutën e 81-të të ndeshjes.
Pas sfidës, ai komentoi vërshëllimat e tifozëve dhe gjithashtu foli për vendimin e tij për ta veshur fanellën helvetike.
“Unë i kuptoj tifozët sepse ata duan lojtarët më të mirë për Kosovën. Unë jam shqiptar nga Kosova dhe në çdo vit vij në Ferizaj. Ka qenë vendim i imi për ta prezantuar Zvicrën, por gjithmonë do të jem një djalë i Kosovës dhe do t’i gëzohem suksesit të Kosovë gjithmonë, sikurse të Zvicrës ku edhe luaj. Ka qenë një ndeshje shumë emocionuese. Thirrjet dhe banderolat e tifozëve i kam marr me sportivitet, pasi jam një lojtar profesionisT. Fanellën nuk e ndërrova me asnjë lojtarë të Kosovës, pasi është shumë e rëndësishme për mua, sepse vjen nga një ndeshje si ajo Zvicër – Kosovë”, ka thënë Zeqiri për Telegrafin.
22-vjeçari luan për Augsburgun në Gjermani si i huazuar nga Brighton.
OVL e UÇK-së mbështet protestën në Shkup: Dinjiteti shqiptar...
Gjendja e Lamal nuk është ende mirë: Nuk do të prekë top me ...
Vetaksidenti me fatalitet në Dollc, një nga të lënduarit dër...
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?
Lewandowski përshëndetet me duartrokitje në këmbë në ndeshje...