Mediat spanjolle kanë zbuluar se mesfushori i Manchester Unitedit, Ander Herrera dëshiron të bashkohet me Atletico Madridin.
Mesfushori spanjoll si duket është duke e zhvilluar sezonin e tij të fundit me Djajtë e Kuq, pasi këtë fillim sezoni nuk po luan edhe aq.
Kjo pasi, trajneri Jose Mourinho ka preferuar dyshen Paul Pogba-Nemanja Matic, ndërsa Herrera, Micheal Carrick dhe Marouane Fellaini si zgjedhje të dyta.
Largimi i tij është edhe më i mundshëm, pasi ish-mesfushori i Athletic Bilbaos është në vitin e fundit të kontratës dhe mbetet i lirë në muajin qershor.
Sipas gazetës spanjolle AS, Herrera është në bisedime të avancuara për një para-kontratë me Atletico Madridin.
Mesfushori është siguruar nga Atletico dhe është një prioritet për trajnerin Diego Simeone – pasi edhe El Cholo është i etur të shohë këtë transferim të ndodhë.
Megjithatë, blloku i pengesës thuhet se është Unitedi dhe menaxheri i tyre, Jose Mourinho.
Unitedi ka mundësinë të zgjasë marrëveshjen e Herreras edhe për 12 muaj të tjerë dhe mund ta bëjë këtë vetëm për ta penguar atë të largohet si transferim i lirë në verë
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...