Trajneri i ri i Brazilit, Carlo Ancelotti ka nisur përgatitjet me grupin në prag të dy ndeshjeve për kualifikimet në Kupën e Botës për vitin e ardhshëm.
Para ndeshjes së nesërme me Ekuadorin, “Don Carlo”, ka dal në konferencë për media, ku ndër të tjera foli edhe për yllin e Real Madridit, Vinicius Junior, shkruan Arbresh.info.
Vini nuk kaloi një sezon aspak të mirë me Realin, ku ishte shenjë e kritikave nga tifozët, për arrogancën e tij.
Mirëpo, Carlo premtoi një rikthim të madh të tij.
“Së shpejti do ta shihni versionin më të mirë të Vinicius Juniorit këtu tek Brazili e gjithashtu edhe tek Real Madridi”.
“Ai është gati dhe është i motivuar”, tha Ancelotti në konferencë.
Brazili me datë 6 qershor me fillim nga ora 1:00 pas mesnate, me kohën tonë lokale luan ndeshjen e radhës në udhëtim tek Ekuadori./Arbresh.info
MABCO akuzon Valon Ademin për “vetëgjyqësi kriminale” në Aer...
Joao Pedro reagon pasi nuk u ftua nga Ancelotti në Kupën e B...
KQZ-ja shtyp fletëvotimet me procedurë të përshpejtuar, jep ...
E rëndë | Vdes i riu vushtrrias që ishte aksidentuar 11 ditë...
Katër të vdekur në aksidente trafiku për 24 orë
MINT vendos çmimet e reja tavan