Real Madridi triumfoi në fundjavë ndaj Gironas me rezultat 2-0 në kuadër të xhiros së 25-të në La Liga.
Pas ndeshjes Carlo Ancelotti, foli rreth kësaj sfide si dhe dy lojtarëve kryesorë të klubit, shkruan Arbresh.info
“Vinim në këtë ndeshje pasi kishim konsumuar energji përballë një rivali të fortë si Man City. Ishte e rëndësishme të mos humbisnim hapin pas fitoreve të Barcelonës dhe Atleticos. Skuadra është përgjigjur mjaft mirë në fushë, e kemi domionuar takimin dhe e kemi merituar fitoren”, deklaroi fillimisht italiani.
Ancelotti ka folur dhe për kthimin si titullar të David Alabas.
“Padyshim ky është lajmi më i mirë. Ka luajtur shumë komod, duke mos shfaqur asnjë problem”, tha italiani.
Trajneri i Realit ka folur edhe për golin e Luka Modricit.
“Nëse i kthehem fjalëve të mia për Modriçin, mendoj se i kam ezauruar të gjitha. Nuk kam gjetur ndonjë fjalë të re për të, si gjithnjë spektakolar”, përfundoi strategu italian.
Ndeshja e radhës e Real Madridit është të mërkuren ndaj Sociedadit në Kupën e Spanjës./Arbresh.info
Ministri grek i Mbrojtjes përfundon takimin me Ramën, në fok...
Alarm në Tokio/19 persona përfundojnë në spital pas përhapje...
Francë: Arrestohet 16-vjeçari i dyshuar për vrasjen e 12-vje...
Rexhepi: Nesër Lugina në këmbë, vijnë kongresistët amerikanë
Kurti flet për prodhimin e municionit në takimin me Odën Kos...
Trump: Paqja me Iranin do jetë një marrëveshje e shkëlqyer o...