Carlo Ancelotti ka konfirmuar se Jude Bellingham do t’i bashkohet skuadrës së Anglisë javën e ardhshme.
Bellingham mungoi në fitoren 5-1 e Real Madridit në La Liga ndaj Valencias për shkak të një dëmtimi në shpatull, derisa ai nuk u inkuadrua as në Champions Legaue kundër Bragas.
Këshilla e minutës së fundit nga ekipi mjekësor i Real Madridit e bindi Ancelottin që të mos e përdorte kundër mesfushorin dhe pjesëmarrja e tij me Anglinë ishte në dyshim.
Gareth Southgate ka thirrur Bellinghamin, me Anglinë që tashmë është kualifikuar në Euro 2024, ndërsa ata përballen me Maltën dhe Maqedoninë e Veriut këtë muaj.
Rregullat e FIFA-s kërkojnë që klubet të ofrojnë prova të lëndimeve nëse nuk lejojnë lojtarin t’i bashkohet kombëtares, por Ancelottin ka thënë Bellingham do të kontrollohet nga Anglia përpara se të merret një vendim.
“Bellingham do t’i bashkohet kombëtares së Anglisë për t’u vlerësuar. Por unë mendoj se ai do të kthehet së shpejti sepse ai nuk mund të luante sonte dhe nuk do të mund të luajë me ta.”
Nëse Bellingham nuk do të jetë i aftë të luajë, ai do të qëndrojë në Madrid për të vazhduar rikuperimin e tij, me një rikthim në fushë që pritet të jetë rreth dy javë. /Lajmi.net/
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...