Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, nuk është i shqetësuar nëse do të përfundojë mbi Liverpoolin, pavarësisht rivalitetit të vazhdueshëm midis klubeve.
Pas nëntë ndeshjesh në kampionat, United ka grumbulluar 16 pikë, ndërsa Liverpooli ka 15 pikë, duke i lënë të dyja ekipet të vendosura për të përmirësuar renditjen e tyre.
Megjithatë, trajneri portugez i Djajve të Kuq nuk është i interesuar për luftën ndaj Reds, por për të fituar titullin kampion në Ligën Premier.
“Nuk më intereson nëse Manchester United përfundon përpara Liverpoolit”, ka thënë fillimisht Amorim.
“Dua vetëm të fitoj çdo ndeshje dhe të përfundoj në krye të Ligës Premier. Dua të jem në një pozicion për t’u bërë kampion i Ligës Preimier!”, përfundoi portugezi.
Ndryshe, në kuadër të xhiros së 10-të, United luan sot (e shtunë) në udhëtim te Nottingham Forest, teksa Reds po ashtu sot e presin Aston Villan. /Telegrafi/
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...