Manchester United pati paraqitje të mirë në “Anfield Road” duke marrë një barazim 2-2 ndaj Liverpoolit.
Në një intervistë pas ndeshjes për Sky Sports, Amorim nuk mundi ta fshehë zemërimin e tij ndaj lojtarëve pasi ata dështuan të dhurojnë paraqitje të ngjashme ndaj skuadrave të tjera në Premier League.
“Mendoj se ndihem më i zemëruar për shkak të ndeshjeve të kaluara, kështu që është shumë e vështirë t’i kuptosh disa gjëra”.
“Ishte një pikë, ata e merituan këtë pikë, por është vetëm një pikë. Mendoj se ne duhet të ndihemi të zemëruar dhe të zhgënjyer, më shumë se sa për ndeshjet ndaj Bournemouth, Newcastle dhe Nottingham Forest”, ka thënë Amorim.
“Nëse luajmë ndaj Liverpoolit çdo ditë, ne do ta bëjmë këtë, kështu që duhet ta bëjmë ndaj çdo kundërshtari”.
“Ne duhet të luftojmë shumë për të dalë nga kjo situatë dhe më pas të luajmë në një mënyrë të veçantë në disa momente të ndeshjes, ne tashmë e kemi dëshmuar në ndeshjet e kaluara se mund ta bëjmë këtë”, përfundoi ai.
Trump thotë se marrëveshja me Iranin është “në prag” pavarës...
Dënohet me 500 euro gjobë pasi voziti 180km/h në rrugët e kr...
“Ne nuk i shfrytëzuam rastet tona, me pak fat edhe mund të m...
Hamza nga Drenica: Këtu i është thënë stop padrejtësive, sot...
Egzon Bejtullai i nënshtrohet me sukses operimit të gjurit
BE shtrëngon rregullat për emigrantët/ Pakti i ri për Azilin...