Superliga e Kosovës në futboll, rikthehet sot me dy ndeshjet e radhës në kuadër të xhiros së 33-të.
Elita e futbollit tonë tashmë ka hyrë në fazën më vendimtare të sezonit, ku xhirot e fundit do të përcaktojnë kampionin, skuadrat që do të sigurojnë Evropën dhe ato që do të bien nga liga.
Kryendeshja e kësaj xhiro do të luhet në Gjilan, ku lideri Drita përballet me Ballkani. Gjilanasit janë vetëm një hap larg titullit dhe një fitore në këtë duel do t’i shpallte matematikisht kampionë të Kosovës.
Po sot, një tjetër përballje e rëndësishme zhvillohet në Skenderaj, ku Drenica pret Gjilanin, në një ndeshje me peshë të madhe për objektivat e të dy skuadrave.
Xhiro mbyllet të dielën me dy takime të tjera, ku Llapi përballet me Dukagjini, ndërsa Ferizaj pret Malisheva.
Superliga / Xhiro e 33-të
E shtunë:
16:00 – Drita – Ballkani (Gjilan)
16:00 – Drenica – Gjilani (Skenderaj)
E diel:
16:00 – Llapi – Dukagjini (Podujevë)
16:00 – Ferizaj – Malisheva (Ferizaj)
Përplasjet në protestën e opozitës, procedohen 7 persona – k...
Superliga vjen sot me dy superduele
Haradinaj: Rruga euro-atlantike e vetmja për Kosovën
SHBA pret përgjigje nga Irani/ Trump: Bisedimet po vazhdojnë...
Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së...
Nis mbledhja e Këshillit të LDK-së, Lumir Abdixhiku kritikon...