Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të javës në Superligën e futbollit kosovar.
Për javën e dhjetë të këtij edicioni, ky çmim i është ndarë futbollistit të FC Malisheva, Altin Aliut, i cili shënoi dy golat e vetëm në ndeshjen kundër FC Prishtina e Re, e cila përfundoi me rezultat 2:0, duke arkëtuar tri pikë të rëndësishme për skuadrën e tij.
Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit në përbërje të Afrim Visoka, Agim Xhakolli dhe Fisnik Ademi.
Pasi mori këtë çmim, Aliu u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës.
“E kemi përgatitur këtë ndeshje në mënyrë shumë të mirë, duke e analizuar në detaje kundërshtarin. Malisheva është duke punuar në këndelljen e ekipit dhe shpresojmë që do të jemi në objektivat tona, si zakonisht. Objektivi i klubit tonë është dalja në Evropë.”
“Kemi pasur një lodhje dhe jemi duke e rimarrë formën tonë. Falënderoj bashkëlojtarët dhe stafin për ndihmën e dhënë gjatë lojës. Është ndjenjë e mirë të shpallesh lojtari më i mirë i javës dhe shpresoj që të shpërblehem më shpesh me këtë çmim”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.
Malisheva xhiron e radhës e luan ndaj Ballkanit në shtëpi./Arbresh.info
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...
Man City e shfrytëzon gabimin e Arsenalit, fiton bindshëm nd...
Ish-zyrtari i lartë i DEA-s akuzohet për bashkëpunim me kart...