Ditën e sotme luhet sfida e dy gjigantëve gjerman Bayernit dhe Bayer Leverkusenit në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Para sfidës trajneri i Leverkusenit, Xabi Alonso ka folur rreth kompeticionit më të madh në nivel klubesh, shkruan Arbresh.info.
Ai tha fjalë të mëdha për këtë event dhe cilat pikat duhet të kenë për bazë lojtraët e tij.
“Champions League është më emocionale. Kontrolli i emocioneve është më i rëndësishmi. Pesë minuta të këqija dhe mund të jesh jashtë. I njohim shumë mirë njëri-tjetrin dhe kemi luajtur së fundmi. Në Champions League, duhet të përballosh momentet e vështira dhe të bësh sa më pak gabime. Jo gjithmonë fiton skuadra më e mirë, por do të shohim si do të shkojë”, tha Alonso.
Që nga ardhja në stol e Xabi Alonsos tek Leverkuseni, Bayern nuk di fitore ndaj tyre.
Sfida e sotme luhet në “Alllianz Arerna” dhe nis nga ora 21:00./Arbresh.info
Qytetari gjen telefonin dhe portofolin të humbur, i dorëzon ...
“Sarajevo Safari” – Der Spiegel rikthen artikullin për Vuçiq...
Tërmet në Real Madrid! Lista e zezë e Mourinhos përfshin gja...
Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtar...
Lushtaku ngushëllon familjet Aliu dhe Binaku pas tragjedisë ...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, autori mbërrin në spi...