Rodrygo ka rigjetur formën e tij tek Real Madridi, ku në dy ndeshjet e fundit si titullar ka shënuar në të dyja sfidat.
Ai realizoi gol ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve, mirëpo Reali u mposht në atë takim. Derisa ishte vendimtar në fitoren ndaj Alavesit në La Liga, ku me shënimin e tij madrilenët arkëtuan tre pikë të arta, shkruan Arbresh.info.
Ditën e sotme, Real Madridi luan sfidën e radhës në Copa del Rey me skuadrën e ligës së tretë, Talavera.
Para kësaj sfide në konferencë për media ka folur trajneri Xabi Alonso, ku është pyetur edhe për Rodrygon.
“Rodrygo është shumë i rëndësishëm për ne, jemi shumë të kënaqur me paraqitjet e tij së fundmi.”
“Ai është shumë i rëndësishëm”, tha Alonso.
Kujtojmë se braziliani është përfolur gjatë tërë verës për një largim të mundshëm nga Reali, gjë që nuk ndodhi./Arbresh.info
Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra
Kancelari gjerman Merz: Bombardimi i Iranit i kotë, regjimi ...
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...