Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të javës në Superligën e futbollit kosovar.
Për javën e njëzet e katërt të këtij edicioni, ky çmim i është ndarë futbollistit të FC Ballkani, Almir Kryeziu, i cili shënoi një gol dhe asistoi në një gol tjetër në ndeshjen kundër FC Drita, e cila përfundoi me rezultatin 3:0.
Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.
Pasi mori këtë çmim, Kryeziu u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës.
”Ka qenë një ndeshje e vështirë, sepse Drita ka një skuadër shumë të mirë. E kemi përgatitur shumë mirë ndeshjen dhe jemi shumë të lumtur për këtë fitore. Jemi në vendin e parë me pikë të barabarta, por kemi edhe shumë ndeshje të cilat do t’i luftojmë.”
“Falënderoj komisionin për vlerësimin, klubin FC Ballkani dhe jam i lumtur që jam në formë dhe po mund ta ndihmoj ekipin.” tha ai për faqen zyrtare të FFK-së./Arbresh.info
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...
LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ek...