Juventus-i fitoi me rezultatin 1-2 ndaj Frosinones, duke mos iu ndarë Inter-it në garën për kreun.
Duke folur për këtë sfidë, trajneri i “Zonjës së Vjetër”, Massimiliano Allegri, deklaroi se ekipi i tij bëri një ndeshje të bukur, ndërsa shtoi se vetëm Napoli kishte fituar së fundmi në Frosinone.
“Skuadra luajti një ndeshje të mirë, vetëm Napoli kishte fituar në Frosinone. Nuk ishte e lehtë sepse janë shumë të mirë dhe ka një ambient magjik. Në pjesën e parë krijuam shumë, pastaj në pjesën e dytë ramë pak, por kjo është normale. Kemi pasur një reagim të mirë, por duhet të vazhdojmë të punojmë. Jam i lumtur për Yildiz dhe Vlahovic, por në përgjithësi për të gjithë ekipin. E solla Weah sepse kishte nevojë për dikë si ai që ishte i freskët”-deklaroi Allegri./ss
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...