Trajneri i Juves, Max Allegri thotë se “kujdesi” është i nevojshëm me Cristiano Ronaldon derisa sulmuesi vazhdon rikuperimin nga lëndimi.
Juventusi do të jetë në mungesë të Ronaldos për ndeshjen e tyre në Serie A kundër Empolit të shtunën, por Allegri beson se Paulo Dybala, Mario Mandzukic dhe Federico Bernardeschi do të mbulojnë mungesën e portugezit, transmeton portali arbresh.info.
“Ai pushoi një ditë”, u përgjigj trajneri kur është pyetur rreth ditës së bartësit të fanellës me numër 7 te Barcelona.
“Sidoqoftë, ai është mirë, ai filloi të lëvizte sërish por kujdesi është i nevojshëm sepse ne jemi në një pjesë delikate të sezonit”
“Është më mirë që mungon një ndeshje. Ai do të rikthehet kur është në formën e tij më të mirë dhe kur nuk ka më rrezik për përsëritje të gjendjes së tij”
Ndeshja e së shtunës mes Juves dhe Empolit zhvillohet në ora 18:00./arbresh.info/
Familjarët e viktimave nga zjarri në Koçan: Nuk do të lejojm...
Vazhdon të bie çmimi i naftës, sot edhe më lirë se dje
Rama: 9 Maji nuk është vetëm festa e Europës, por një moment...
Incident në Gjakovë, katër persona pengojnë policët – tre në...
Sulmohet një anije mallrash në brigjet e Katarit
KQZ: Afati për subjektet e reja politike mbyllet në mesnatë