Luke Shaw ka pranuar tashmë se është i impresionuar nga performancat e Alexis Sanchezit në stërvitje duke lavdëruar “lojtarin fenomenal” të transferuar nga Manchester United.
Reprezentuesi kilian ka finalizuar kalimin e tij në Old Trafford të hënën në një marrëveshje që i siguroi kalimin në Arsenal mesfushorit Henrikh Mkhitaryan, transmeton portali arbresh.info. Sanchez është stërvitur me bashkëlojtarët e rinj këtë javë dhe mund të debutoj në ndeshjen e United në FA CUp kundër Yeovil Town mbrëmjen e së premtes.
“Ishte vërtetë befasi në fillim sepse sigurisht ai [Sanchez] nuk ishte i lidhur me ne aspak dhe gjithçka ndryshoi shumë shpejtë”, ka thënë Shaw për ‘Flow Sports Premier’.

“Por jam shumë i lumtur, sigurisht ai është një lojtar fenomenal”
“Njëri nga më të mirët në botë, kualiteti që do të sjell në skuadër do të përforcoj sigurisht sulmin tonë”
“Ne tashmë e kemi parë kualitetin e tij në stërvitje dhe disa nga gjërat që ka bërë janë të mrekullueshme”
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...