Lojtari i transferuar së fundmi në Manchester United, Alexis Sanchez nuk mendon se ky do të jetë klubi i tij i fundit në futboll.
Pavarësisht të qenurit 29-vjeçar, Sanchez nuk e sheh United si një vend ku duhet t’i lë pas atletet, duke shfaqur që ai dëshiron që karriera e tij të vazhdoj mirë edhe në vitet e 30’ta, transmeton portali arbresh.info.
“Mendoj se do të jetë ëndrra e familjes për të luajtur në Kili para pensionimit”, ka thënë Sanchez për ‘Chilevision‘. “Babai im që tani është në parajsë ishte një tifoz i La U dhe unë mendoj se një pjesë e madhe e familjes time dëshiron që unë të luaj aty”
“Babai im ishte shtylla e familjes dhe nganjëherë njerëzit bëjnë gjëra për familjet e tyre gjithashtu”
“Kam luajtur për Colo Colo-n dhe e vërteta është se ishte mrekullueshme sepse kam fituar shumë gjëra me ata, por unë mendoj se njerëzit do ta kuptojnë këtë sepse është një ëndërr që babai im kishte dhe shpresoj që unë do ta përmbushi atë”
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, prangosen pesë persona për ...
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë
Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë – një perso...
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...