Bazuar në një raport nga ‘LEquipe’ këtë pasdite, sulmuesit të Lyonit Alexandre Lacazettes i është dhënë drita e gjelbër për transferim te gjiganti në Premierë Ligë – Arsenali.
Një numër i madh raportesh mbrëmjen e kaluar pretenduan se reprezentuesi francez ishte afër transferimi te skuadra londineze derisa klubi aktual i tij Lyoni ishte duke shqyrtuar ofertën e fundit të shtruar nga Arsenali që ishte pak më e vogël se çmimi i vendosur nga ata, transmeton portali arbresh.info.
Tani, mbetet të shihet nëse lojtari do të pranoj transferimin në Premierë Ligë, megjithëse ekziston edhe mundësia që të pres deri në muajin janar për transferim te Atletico Madridi, i cili nuk ishte në gjendje të siguroj shërbimet e tij për shkak të ndalesës nga UEFA.
Megjithatë, bazuar në raportin e gazetës së lartpërmendur franceze, Lacazette favorizon transferimin te Emirates, ku ai shpreson të bashkohet me dyshen e “Topçinjve”, Mesut Ozil dhe Alexis Sanchez./arbresh.info
Shqipëria prezanton në OKB progresin në barazinë gjinore
Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e...
Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të huajt:...
Trump shkarkon Grenellin nga posti i drejtorit të “Joh...
“Irani është mposhtur plotësisht”, Trump: Po më luten për nj...
Marta Kos përballet me akuza për bashkëpunim me UDB-në