Ales Pipan tashmë do të jetë timonieri i ri i Golden Eagle Yllit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra nga Suhareka, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
Pipan ka udhëhequr klube prestigjioze si Krka, Union Olimpija, Zlatorog Laško, Zadar, Anëil Włocławek, MZT Skopje, dhe ka shërbyer si trajner i kombëtareve të Sllovenisë, Polonisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Ai është 65-vjeçar dhe synim me Yllin do të ketë ta rikthej titullin kampion në Suharekë.
Deri më tani “Xhebrailat” i ka udhëhequr Endrit Elshani, i cili mbajti këtë post pas largimit të Casey Owens.
Aktualisht kjo skuadër është në pozitën e gjashtë me shtatë fitore e 10 humbje./Arbresh.info
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me H...
Konjufca kërkon mbështetjen e Irlandës për anëtarësimin e Ko...
Haxhiu në Mitrovicë: 104 persona ende të zhdukur, Serbia pen...
Mbappé ende në pikëpyetje për ndeshjen ndaj Barcelonës
Shqipe Selimi: Vendimi për katërshen e UÇK-së rrezikon të sh...
Përparim Rama shkarkon edhe një drejtor