Për herë të parë në histori, Kosova do të përfaqësohet në Lojërat Botërore (World Games), që do të mbahen nga 7 deri më 17 gusht 2025 në Chengdu të Kinës.
Është sportisti i triatlonit, Albion Ymeri, i cili ka siguruar kualifikimin falë renditjes së tij botërore në disiplinën e duatlonit.
Sipas Komitetit Olimpik të Kosovës, në “Chengdu 2025” do të garohet në 34 sporte, me pjesëmarrjen e rreth 5,000 sportistëve nga 117 shtete të kualifikuara.
“Lojërat Botërore, të njohura si “World Games”, organizohen çdo katër vjet nga Asociacioni Ndërkombëtar i Lojërave Botërore (IWGA). Këto Lojëra përfshijnë vetëm disiplinat joolimpike, me qëllim promovimin dhe zhvillimin e sporteve që nuk janë pjesë e programit zyrtar të Lojërave Olimpike”, thuhet në njoftimin e KOK-ut./rtk
Konfirmon avokati: Buta lirohet nga paraburgimi, do të paraq...
NATO garanton: Tërheqja e forcave amerikane nga Evropa nuk n...
Suspendohen dy zyrtarë policorë në veri, Elshani jep detaje
Aksident i rëndë në aksin Fier-Roskovec, përplasen makina me...
Bayerni zyrtarisht i jep lamtumirën tre futbollistëve, ata n...
KQZ miraton ndryshimin e afatit, votimi me postë do të fillo...