Kombëtarja shqiptare e raftingut edhe pse nuk ka shumë vite që është formuar arriti të siguronte pjesëmarrjen në kampionatin botëror që u zhvillua në Itali.
Raftingu është një sport i ri në Shqipëri, por që po ngjit shumë shpejt shkallët e preferencave te shqiptarët.
Adrenalinë dhe emocione pa fund që përfshijnë ata të cilët janë të apasionuar pas këtij sporti.
Shqipëria u përfaqësua në kategorinë R4 – U23 (të rinjtë nën 23 vjeç) në disiplinat zbrijte në lumë, slalomin zbritje me pengesa dhe garat kokë më kokë, me kapiten skuadre Murat Mamurani dhe sportistët Ergi Opingari, Ameda Kuqo, Edison Daja, Ali Spathara dhe Pirens Zhara.
Konkurrenca ishte mjaft e fortë dhe më shumë se 35 ekipe, nga 15 vende të botës garuan në lumin Dora Baltea. Sinimi i Shqipërisë ishte fitimi i përvojës teksa rezultati kaloi në plan të dytë. Gjithsesi, kuqezintë e Raftingut rregjistruan një paraqitje dinjitoze dhe në të ardhmen ka hapësira të mëdha për t’u përmirësuar, duke llogaritur potencialin e madh që ka vendi ynë në turizmin sportiv dhe të aventurës, transmeton “SS”.
Së shpejti Shqipëria do të mirëpresë një prej garave më të rëndësishme të rafting –kajak në ujërat e rrëmbyer të lumit Vjosa dhe Kanioneve të Osumit.
Si të bëni gjumë të rehatshëm
Tri mënyrat më të mira për t’i larguar dhimbjet e djegies ng...
Sarr largohet nga Chelsea, kthehet në Francë për të rigjetur...
Trump: Komentet e Kamala Harris për luftën në Gaza pasqyrojn...
Kurti u uron suksese sportistëve nga Kosova që po marrin pje...
Policia e Tropojës: Kemi kërkuar helikopter për të nxjerrë t...