Al-Nassr ka arritur të shënoj një fitore me shumë mund ndaj Al-Ittihad me rezultat 2-1 në kuadër të gjysmëfinales së Superkupës së Arabisë Saudite.
Ndeshja nisi mirë për ekipin e Cristiano Ronaldos ku arritën të shënojnë pas dhjetë minutave lojë me Sadio Manen.
Por Al-Ittihad barazoi vetëm gjashtë minuta më vonë me golin e Bergëijn.
Mane ishte protagonist edhe në minutën e 25-të, ku u ndëshkua me karton të kuq dhe u përjashtua nga loja.
Ani pse me një lojtar më pak Al-Nassr vijoi sulmet dhe gjeti golin në minutën e 61-të me transferimin e kësaj vere, Joao Felix, pas asistimit të Ronaldos.
Felix shënoi edhe një herë por ai gol nuk vlejti pasi ekzistoi një faull gjatë aksionit.
Deri në fund nuk pati gola tjerë dhe Ronaldo më shokë siguruan finalen. Aty do të takohen me fituesin e ndeshjes Al-Ahli – Al Qadisiya./Arbresh.info
LDK reagon për sulmin në Skenderaj ndaj Hysni Mehanit
Begaj pret Komandantin e Komandës së Forcës së Bashkuar në N...
Sulm masiv rus ndaj Ukrainës, të paktën pesë të vrarë
Propozimi që ndërtesës në Ambasadën amerikane në Kosovë t...
Haxhiu reagon pas sulmit në Skenderaj
Kurti: Opozita po bllokon reformat dhe po rrezikon miliona e...