Al Nassr ka fituar 4-3 në shtëpi ndaj Al Ahli në kuadër të javës së shtatë në Superligën e Arabisë.
Pas vetëm katër minutash lojë, vendasit kaluan në epërsi, kur Sadio Mane asistoi te Cristiano Ronaldo.
Për 2-0 u përkujdes Anderson Talisca (17’), ndëra Aymeric Laporte bëri një asistim perfekt për bashkëlojtarin.
Por, Al Ahli e ngushtoi epërsinë e Al Nassr në 2-1 me golin e Franck Kessie që u shënua në minutën e 30-të me asistimin e Al Majhad.
Mirëpo, Talisca (45+6’) ishte sërish në listën e realizatorëve, duke e bërë rezultatin 3-1.
Pjesa e dytë nisi më mirë për mysafirët, që shënuan për 3-2 me anë të Riyad Mahrez që realizoi për 3-2.
Ronaldo sërish u rikthye me gol, nërsa Talisca që zhvilloi një super ndeshje ishte asistuesi në minutën e 52-të.
Al Ahli nuk u dorëzua deri në fund, pasi shënoi për 4-3 me anë të Feras Al Brikan (88′), por që Al Nassr u mbajt deri në fund për t’i marrë pikë e plota.
Pas javës së shtatë, Al Nassr është në vendin e pestë me 15 pikë, tri më pak se lideri Al Ittihad, ndërsa CR7 vazhdon të jetë golashënuesi më i mirë në ligë me nëntë gola, derisa ka edhe katër asistime. /Telegrafi/
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh