Al-Hilal thuhet se ka kontaktuar presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis për të paraqitur një ofertë për sulmuesin e tyre, Victor Osimhen.
Klubi saudit, i mbështetur nga fondi sovran i pasurisë PIF, kohët e fundit ishte i interesuar të bënte një lëvizje për Kylian Mbappe të Paris Saint-Germain, por u detyruan të ndryshonin objektivat pasi ai refuzoi të hapte bisedimet.
Thashethemet e fundit sugjerojnë se Al-Hilal e ka zhvendosur fokusin te Osimhen, i cili ishte ylli i sezonit të kaluar ku Napoli fitoi Scudetton, duke shënuar 26 gola në 32 ndeshje të ligës.
Sipas Il Mattino, Al-Hilal kontaktoi presidentin e Napolit, De Laurentiis, për të propozuar një marrëveshje me vlerë rreth 130 milionë euro për Osimhen, një ofertë që u refuzua me shpejtësi, shkruan telegrafi.
Napoli nuk do ta shesë sulmuesin nigerian këtë verë dhe aktualisht po punojnë për ta lidhur atë me një kontratë të re afatgjatë. Ai vlerësohet rreth 200 milionë euro.
Një listë e gjatë lojtarësh tashmë janë larguar nga Evropa për në Superligën e Arabisë Saudite këtë verë, si Karim Benzema, N’Golo Kante, Roberto Firmino, Kalidou Koulibaly apo Riyad Mahrez.
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...