Akil Gjakova është një nga sportistët që do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike që mbahen këtë verë në Tokio.
Xhudisti kosovar po vazhdon të tregojë suksese të mëdha në garat nga më prestigjiozet.
Ai së fundmi u shpall Kampion i Evropës, duke mposhtur të gjithë kundërshtarët që pati përballë.
Gjakova është i gatshëm për Tokio.
Në profilin e tij në Facebook, ai publikoi një video motivuese.
“Çka m’bon ma së shumti krenar, osht’ që e boj për vendim tem, me zemër e me shpirt, që Kosovën me e ngjoft’ krejt bota! Me u bo kampion i Evropës ka lypë shumë punë, e puna s’ndalet kurrë, se ky osht veç fillimi!Une jom Akil Gjakova. Shihemi n’Tokyo!” – shkroi Akili.
Videon mund ta ndiqni duke klikuar këtu.
Cikloni i fuqishëm godet vendin të shtunën: Shqipëria, Maqed...
Ola shkon tek Adioni në Gjakovë, pozon krah vjehrrinjve
OKB paralajmëron për krizë urie në Sudan
Sunny Hill Festival konfirmon emra të rinj: Keinemusik, Seth...
Shkencëtarët zbulojnë mekanizmin e fshehur që kontrollon she...
Google mund të bëjë një ndryshim të madh në Gmail