Antoyny vazhdon të jetë objektivi kryesor i Manchester Unitedit për repartin ofensivë.
Sulmuesi brazilian është në krye të listës së dëshirave të trajnerit Erik Ten Hag, por Ajaxi nuk po e lë të largohet nga Amsterdami.
22-vjeçari sezonin e fundit u paraqit në 32 ndeshje ku shënoi 12 gola e asistoi në 10 të tjerë.
Djajtë e Kuq kanë bërë disa oferta, por që të gjitha janë refuzuar nga Ajaxi.
Mediumi anglez Daily Mail ka raportuar se Ajaxi së fundmi ka rritur edhe më shumë kërkesat për yllin brazilian.
Kampioni në fuqi i Holandës i ka bërë të qartë Djajve të Kuq se duhet të paguajnë 84 milionë funte (100 milionë euro), për ta lënë të lirë brazilianin të largohet.
Gjithsesi duket një shumë shumë e lartë dhe vështirë që United do të ofrojë kaq shumë për Antonyn, pa marrë parasysh që ai pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga Ten Hag.
United ofertën më të lartë për brazilianin e kishte bërë ditë më parë prej 72 milionë eurove. /Telegrafi/
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
Çeku prezanton planin 10-vjeçar për zhvillimin e Çarshisë së...
Numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike shkon në 45%, ...
Tragjedi në Maqedoni: Ndërron jetë 2-vjeçari që u godit me p...
Pejë: Dorëzohet në polici i dyshuari për plagosjen e 22 dhje...
Hetuesja policore në Suedi mori pushim mjekësor, por u zbulu...