Sulmuesi i Argjentinës është dërguar me nxitim në spital pasi i kishte rënë të fikët gjatë miqësores ndaj Nigerisë.
Sergio Agueros i kishte rënë të fikët për shkak të rënies së tensionit të gjakut, transmeton portali arbresh.info. 29-vjeçari ishte dërguar me nxitim në spital për testime pas incidentit në pjesën e parë në dhomën e zhveshjes gjatë miqësores kundër Nigerisë.
Ai fitoi vetëdijen para largimit nga stadiumi por iu nënshtrua testeve për të mësuar atë që ndodhi.
Doktori i skuadrës kombëtare të Argjentinës, Donato Villani ka thënë se Aguero ka pasur probleme të ngjashme edhe gjatë kohës si një adoleshent.
E gjithë kjo vjen gjashtë javë pas aksidentit me veturë në Amsterdam, ku theu brinjët./arbresh.info/
Ekstradohet nga Kosova për në Maqedoninë e Veriut personi i ...
‘Më të mirat në botë’, pse SHBA-të po blejnë ani...
Shenjat e fshehura të stresit: Si t’i dalloni ato?
Simeone i del në mbrojtje Alvarezit: Brenda pak kohe, me sig...
Të kërkuarit nga Sllovenia i caktohet masa e paraburgimit në...
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë hyn në fazën përfund...