Sergio Aguero ka qenë në një formë të shkëlqyer së fundmi tek Manchester City.
Ai shënoi nga dy herë në dy ndeshjet e fundit të fituara, atë 5-1 ndaj Huddersfieldit në ‘FA Cup’ dhe atë ndaj Monacos me rezultat 5-3, transmeton portali arbresh.info. Aguero ka grumbulluar 22 gola brenda 30 ndeshjeve.
Megjithatë, 28-vjeçari ka shprehur dyshimet e tij për të ardhmen në Manchester City.
I pyetur nëse do të jetë në klub gjatë sezonit të ardhshëm, Aguero u përgjigj: “Kjo do të vendoset në muajin qershor. Qëllimi im është që të qëndrojë. I kam tre muaj për të dhënë më të mirën dhe siç e kam thënë gjithmonë, në muajin qershor do të vendoset gjithçka”
“Klubi nuk më ka thënë asnjëherë direkt se dëshiron që unë të qëndrojë. Klubi mund të thotë çfarëdo, por në muajin qershor ata do të takohen me mua”
“Nuk jam duke menduar për Real Madridin apo dikë tjetër, jam i fokusuar në Manchester City”, shtoi sulmuesi argjnetinas./arbresh.info
Aksident në Fushë-Kosovë, raportohet se treni ka goditur një...
Tërmet në Shkup të Maqedonisë së Veriut
Abdixhiku dhe Osmani në Istog: Nuk mund të ketë zhvillim të ...
Mbi 85% e votuesve me postë marrin fletëvotimet
Lagjja e Spitalit në kryeqytet pa rrymë për mbi 7 orë, KEDS-...
Vuçiq nis nesër vizitën 4-ditore në Kinë, e cilëson më të rë...