Agjenti i Stefano Sensi-t, Giuseppe Riso ka deklaruar se klienti i tij do mbetet në “San Siro” dhe nuk do shkëmbehet me Allan.
Kishte raportime që Sensi gjatë verës do të shkëmbehet me Allan, i cili pëlqehet nga Antonio Conte, por agjenti ka konfirmuar se lojtari nuk largohet nga Inter, transmeton portali arbresh.info.
Riso ka thënë se Conte nuk mendon ta largojë Sensi-n, pasi është i çmendur pas tij.

“Spekulimet për Napoli-n nuk arritën tek unë. Gjithashtu nuk mendoj se Antonio Conte dëshiron ta largojë, ai është i çmendur pas tij”.
“Nuk mendoj se ka ndonjë mundësi që ai do largohet nga Inter. Një trajner i mirë në Angli me tha ‘Me sjell Sensi-n, edhe pa këmbë'”.
“Dhe nëse një trajner nga një kampionat i tillë thotë kështu…, nënkupton që Sensi e ka futbollin në mendje para se të luaj më këmbë”, përfundoi ai.
Shkaku i lëndimeve, Sensi ka bërë vetëm 12 paraqitje dhe ka kontribuar me tri gola dhe katër asistime./arbresh.info.
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media