Agjenti i Benjamin Pavardit raportohet të ketë mohuar që mbrojtësi i VFB Stuttgartit është afër kalimit te Napoli.
Është raportuar nga ‘Radio Kiss Kiss’ se Napoli është afër me reprezentuesin e Francës dhe kjo madje është përmendur edhe sot (e enjte) nga ‘Sky Sports’, transmeton portali arbresh.info.
Eksperti për transferimeve, Gianluca Di Marzio ka konfirmuar interesimin nga Napoli, por ka deklaruar se asnjë ofertë zyrtare nuk është shtruar.
Tani, Raffaele Auriemma nga ‘Radio Crc’ pohon që ai ka folur me agjentin e Pavardit, i cili ka mohuar të ketë ndonjë kontakt nga Napoli.
Gazetari thekson se mund të ndodhë që bisedimet të kenë shkuar deri në atë pikë që të flasin me Stuttgartin, por kjo nuk do të thotë se marrëveshja është afër./arbresh.info/
Kurti emërton Triera Kasumin e bën zëvendësministre të Ekono...
Gjykata refuzon paraburgimin, cakton arrest shtëpiak për 7 t...
Shpërthen vullkani në Indonezi, tre alpinistë të vrarë
FSK forcon radhët, kryen trajnime për snajperë dhe liderë lu...
Osmani zyrtarizon kandidimin e mikut të saj të studimeve
Kurti për “Severna Brigada”: Kërcënimet që i bëjnë dëshmia m...